TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lokali që do të shihni më poshtë është vendi ku nisi sherri mes të rinjve në Laprakë dhe që më pas solli vrasjen e 17-vjeçares Briselda Gjikolaj dhe plagosjen e Erion Bengos.
Policia e Shtetit mësohet se ka ushtruar kontrolle në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në banesën e autorit të dyshuar të vrasjes dhe plagosjes që ndodhi mbrëmë në zonën e Laprakës.
Sipas informacioneve të para dhënë nga policia, autori i dyshuar nuk është gjetur në banesën e tij, shkruan fax web.
Motivi i kësaj ngjarje sipas policisë është një konflikt që 2 djemtë kanë pasur me njëri tjetrin para një jave. Bashkë me Begon dhe Gjikolajn ka qenë në lokal dhe një vajzë tjetër, e cila është larguar pak më herët nga lokali.
19-vjeçari, i cili është shpallur në kërkim, ka ngacmuar Briselda Gjikolajn dhe i dashuri i saj Erion Bengo e ka qëlluar para një jave.
19-vjeçari jeton në Laprakë shumë pranë vendit të ngjarjes. Aktualisht po vijojnë kontrollet e policisë, po ende nuk është bërë e ditur vendodhja e autorit.
Kujtojmë se Gjikolaj u qëllua me një plumb në kokë, ndërsa Bengo mori një plumb në shpinë. Edhe pse i plagosur ai i ka dhënë makinës deri në spitalin e Traumës, po përpjekjet për të shpëtuar të dashurën e tij kanë qenë të dështuara.
Banorët e zonës janë shprehur se kanë dëgjuar të shtënat e armës së zjarrit (më shumë se katër), ndërsa autorët janë larguar me shpejtësi duke humbur gjurmët.