AKTUALITET, 27 Dhjetor 2018, 10:27

Vrau ish-bashkëshorten gjyqtare, kërkohet burgim i përjetshëm për Fadil Kasemin

Vrau ish-bashkëshorten gjyqtare, kërkohet burgim i

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë pretencën për Fadil Kasëmin i cili vrau ish-bashkëshorten e tij, gjyqtaren Fildez Hafizi.

Prokuroria kërkoi për Fadil Kasemin burgim të përjetshëm dhe gjithashtu duhet ta vuaj dënimin në një burg të sigurisë së lartë.

Kasemii është gjykuar për “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, “rrëmbim personi” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Vrasja e 39-vjeçares Fides Hafizi e cila punonte si gjyqtare në Shkodër ndodhi vitin e kaluar në zonën e ‘Xhamllikut’ në Tiranë.

53-vjeçari Fadil Kasemi e qëlloi ish-gruan e tij nënë e dy fëmijëve nga martesa e tyre, në mes të ditës me një plumb në kokë.