AKTUALITET, 27 Dhjetor 2018, 09:48

Policia në shkelje të ligjit, s’i jep leje për protestë Genc Sejkos dhe diasporës. Ja vendimi që merret

Policia në shkelje të ligjit, s’i jep leje për

Edhe pse kishin bërë kërkesë zyrtare për mbajtjen e një proteste në datat 28-30 Dhjetor përpara kryeministrisë, Policia e Shtetit shqiptar ua ka mohuar këtë të drejtë qytetare Genc Sejkos dhe përfaqësuesve të diasporës.

Pavarësisht mosdhënies së lejes protesta do të vijojë, madje tashmë do të kërkohet dhe shkarkimi i drejtuesit të parë në polici Kastriot Skendaj, firma e të cilit është hedhur në shkresën ku qytetarëve iu mohohet e drejta e protestës.

“Protesta jo vetëm që do të zhvillohet por tani përveç ndryshimit të sistemit, kërkohet urgjentisht edhe shkarkimi i Kastriot Skënderajt i cili me këtë shkresë ka shkelur Kushtetutën dhe ligjin për tubimet.

Lexoni ndonjë ligj se na lodhët!

Njerëz të lirë, shihemi të premten në orën 17:00 te Kryeministria!”, shkruan Nisma Thurje në rrjetet sociale.

Në shkresën e hartuar nga policia thuhej se ky tubim në rast se do të zhvillohej do të cilësohej i paligjshëm dhe organizatorët dhe qytetarët që do të merrnin pjesë do të ndiqeshin penalisht, gjë që tingëllon absurde sa kohë që e drejta e protestës është e garantuar me ligj.