TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Pireut në Greqi është vënë në alarm pas denoncimit të familjes së një biznesmeni të njohur, i cili është rrëmbyer nga persona të paidentifikuar jashtë banesës së tij.
Sipas raportimeve të mediave greke bëhet fjalë për biznesmenin N. M., emër shumë i fuqishëm ndër biznesmenët në këtë vend, me ekskluzivitet në markat e pijeve që sjellë nga jashtë, por edhe si furnizues i anijeve.
Ai është gjithashtu edhe president i një klubi në Pire. Autoritetet e policisë po shqyrtojnë të gjitha mundësitë e rrëmbimit, që nga biznesi tek konfliktet që mund të ketë pasur.
Sipas dëshmive, ai është përballur me katër persona me veshje me stampën e dukshme EKAM, ndërsa më mes të rrugës e kanë futur me forcë në një makinë tip ‘Volksëagen’.