TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas refuzimit që i bënë Genc Sejkos për leje për të zhvilluar protestën e Diasporës para kryeministrisë, ka reaguar nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka.
Me anë të një postimi në Facebook, Paloka shkruan “në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën, të pengojë protestën e njoftuar nga emigrantët dhe diaspora për në datën 28 dhjetor”.
Më tej Paloka shton se “ka frike sepse ata vijnë nga vende që dijnë se ç‘është liria, nga vende ku për të drejtat luftohet.”
Postimi i plotë:
Frikacaku ka urdheruar ushtar Lleshin , qe ne kundershtim me ligjin dhe Kushtetuten, te pengoje protesten e njoftuar nga emigrantet dhe diaspora per ne daten 28 dhjetor.
Ky ish-emigranti dhe ish-protestuesi…
Po pse ka frike dhe ju mohon nje te drejte elementare atyre qe praktikisht e mbajne ne kembe kete vend financiarisht edhe pas kaq vitesh ?
Ka frike sepse protesta e tyre tregon se shqiptaret brenda apo jashte vendit, sot jane bashke ,te gjithe kunder tij.
Ka frike sepse ata vijne nga vende qe dijne se c’eshte liria, nga vende ku per te drejtat luftohet.
Ka frike sepse ata as nuk i ble e as nuk i kercenon dot.
E meqenese nuk e merr dot edhe drejtimin e protestes se tyre , sic premtoi per studentet, atehere ka urdheruar ndalimin e protestes. Po ka harruar qe ata nuk marrin leje tek Rama per te drejten e tyre.