TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kriminelët shqiptarë janë bërë sërish objekt për mediat në Britaninë e Madhe. Një prej tabloidëve, më të mëdhenj në vend, The Sun, ka publikuar foto dhe video të kriminelëve shqiptar të cilët konsumojnë drogë në ambientet e burgut.
Sipas këtij tabloidi, imazhet tronditëse janë më të fundit që dalin nga burgjet, të cilat tregojnë se të burgosurit kalojnë një kohë të mrekullueshme brenda burgut.
Video e publikuar tregon anëtarët e bandës famëkeqe të Hellbanianz, të cilët janë të vendosur në Barking, në lindje të Londrës, duke kërcyer dhe duke pirë hashash në një qeli.
Më parë këtë javë, një grup i Hellbanianz mendohej të ishte përfshirë në një grindje masive në sheshin Trafalgar të Londrës, ku ata kishin mbledhur për të festuar Ditën Kombëtare të vendit të tyre.
Në videot e marra nga "The Sun", një njeri mund të shihet duke vallëzuar në muzikën e rëndë “gangsta”, ndërsa ai tymos një cigare marjuan në qelinë e tij.
Në një tjetër postim, që tregon dy burra që bisedojnë, thuhet: “Ne jemi perëndi të rrugëve. Në burg kemi gjithçka, mungojnë vetëm prostitutat “.
https://youtu.be/egT9J-EQulE
The Sun / TPZ.AL