AKTUALITET, 4 Dhjetor 2017, 09:15

Vetingu, Xhafa: Shumë shpejt kemi rezultatet e para

Vetingu, Xhafa: Shumë shpejt kemi rezultatet e para

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa, gjatë Konferencës Ndërkombëtare kundër krimit të organizuar, foli për operacionet e fundit dhe për Vettingun në Policinë e Shtetit. Ai tha se shumë shpejt do të ketë rezultate në  pastrimin e radhëve të Policisë.

Ndërkohë që e konsiderojë krimin e organizuar, fenomen ndërkombëtar. “Forca e Ligjit”, tha Xhafa do të godas krimin e organizuar.

Kjo sipas Xhafës do të bëhet nga njerëz të fortë dhe janë në sinkron me procesin në Reformën në Drejtësi.

Presim shumë shpejt të shohim rezultatet e para të pastrimit të gjyqësorit.

Konferenca ekspertësh në fushën e krimit të organizuar, mundësi e mrë për bashkëpunim.

Në fund të Tetorit në Trieste patëm mundësi të ndanim me partnerët tanë ballkanik dhe Evropian, krijimi e një qendre të përbashkët policore, me qëllim luftën kundër krimit të organizuar.

Ministria e Brendshme ka vullnet për intensifikimin e marrëdhënieve mes vendeve për shkëmbimin e eksperiencave.