AKTUALITET, 4 Dhjetor 2017, 09:51

Shella: Gjykata e Lartë në kolaps total, 20 mijë dosje presin radhën

Shella: Gjykata e Lartë në kolaps total, 20 mijë dosje presin

Drejtuesi i "INFOCIP", Gerti Shella ka monitoruar së fundmi Gjykatën e Lartë duke nxjerrë njëkohësisht dhe problematikat që e kanë shoqëruar këtë institucion ndër vite. Duket se aktualisht kjo gjykatë është në kolaps total, kjo për shkak të mungesës së burimeve njerëzore, por edhe të një ligji, i cili do të bënte të mundur që për shumë çështje të mos lejohej rekursi.

Zoti Shella, sa është numri i çështjeve në pritje për tu gjykuar në Gjykatën e Lartë, dhe cilët kanë qenë faktorët kryesorë të kësaj situate?

Në Gjykatën e Lartë janë rreth 19-20 mijë dosje të cilat presin radhën e gjykimit. Në vitin 2015 Gjykata e Lartë arriti të vendimojë mbi 8 mijë dosje sipas të dhënave zyrtare të kësaj gjykate. Shumica e tyre janë dhënë  nga Kolegji Civil dhe më pak nga ai Penal dhe Administrativ. Ky i fundit, sipas të dhënave që disponon INFOCIP, mori vendim në vitin 2015 rreth 710 dosje gjyqësore dhe rreth 604 në vitin 2016. Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori ka prioritarizuar përmes urdhëresave edhe tipologji të caktuara çështjes gjyqësore të cilat duhet të jenë primare në shqyrtimin gjyqësor. Megjithatë, numri i rekurseve të pranuara e dominon raportin me çështjet e gjykuara në Gjykatën e Lartë. Pavarësisht se gjykatësit shqiptarë të kësaj gjykate shqyrtojnë  më shumë çështje në një muaj të vetëm krahasuar me gjykatat e vendeve më të zhvilluara evropiane si Gjermania, Franca apo Italia, përsëri vonesat janë një tipologji shumë e shprehur në rastin shqiptar. Kjo sepse, edhe sipas një analize të pavarur ndërmarrë nga INFOCIP, Gjykata e Lartë ka prirje të theksuar për të pranuar rekurset që paraqiten pranë saj. Qasja jo-konservatore në këtë drejtim e dallon atë qartazi nga gjykatat e tjera supreme të vendeve të tjera, të cilat pranojnë vetëm ato rekurse që I shërbejnë unifikimit të praktikës gjyqësore. Gjykata e Lartë dhe gjyqtarët e saj janë përgjegjësit e vetëm të përmbytjes më dosje të gjykatës kua ta punojnë. Motivet se përse gjykatësit marrin kaq shumë “lëndë të parë’ mbeten të ekspozohen prej atyre vetë, por me sa duket, ka një prirje shumë të dallueshme që ata preferojnë më shumë profilin e janë gjykate fakti se të një gjykate ligji. Një pjesë e konsiderueshme e rekurseve që pranohen në Gjykatën e lartë janë për çështje të fituar në të dyja shkallët e gjykimit. Kjo jo vetëm që nuk është konservatore, por lë shteg për të dyshuar që problematika e vonesave në të treja shkallët e gjykimit ekspozohet ndaj riskut për t’u ricikluar nga e para në shkallët më të ulëta me prishjen e vendimeve të tyre. Ka dhjetëra vendime të prishura nga Gjykata e lartë të cilat janë hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese, duke cënuar rëndë kredibilitetin e kësaj gjykate dhe funksionin e saj si vija fundore e mbrojtjes së ligjit.

Duhej të futej në zbatim praktika e gjyqtarit zëvendësues, për të shmangur situata të tilla, të mungesës së gjyqtarëve dhe kolapsit të mosfunksionimit normal të kupolës së gjyqësorit shqiptar? Pra nëse i mbaron mandati një gjyqtari ose ai jep dorëheqjen, futet direkt gjyqtari zëvendësues?

Pyetja është shumë e drejtë dhe përgjigja është “Po”. Kjo do të ishte një masë praktike e cila do të zbuste efektet e krijuar së fundmi nga dorëheqjet apo nga përfundimi I mandateve të gjykatësve të GJL. Aktualisht kjo gjykatë ka vetëm 9 gjyqtarë, nga 19 që duhet të kishte për të përmbushur normalisht funksionet e saj. Për më tepër një numër I madh ndihmësish ligjore janë larguar nga detyra, duke e ekspozuar situatën këtë Gjykatë në situatën më të vështirë në të gjithë historinë e saj, që nga krijimi i saj. Disa vlerësime paraprake sugjerojnë se ligjet e reja të reformës në drejtësi krijuan konfuzion mbi trupën gjyqësore të kësaj gjykata, duke përshpejtuar procesin e largimit të tyre. Nga ana tjetër, mekanizmi I gjyqtarit zëvendësues do ta kishte zbutur shumë vakumin e krijuar në trupën gjyqësore si pasojë e largimeve. Praktika e gjyqtarëve ndihmës apo zëvendësues nuk është e panjohur. Konkretisht një praktikë e tillë është aplikuar në Gjykatën Administrative të Apelit dhe ka funksionuar në vitin 2015 për të përballuar volumin e madh të çështjeve.

Që nga shtatori 2017 Gjykata e Lartë ka krijuar trupa gjyqësore me 3 gjyqtarë. A e bën funksionale gjykatën kjo lëvizje?

Edhe në këtë rast përgjigja është “PO”. Kjo është në fakt një masë e domosdoshme e cila përbën edhe vijën e fundit të mbrojtjes së Gjykatës së lartë nga vetë-shkatërrimi. Përdor këtë fjalë pasi dëshiroj t’i përmbahem premisës që kam vendosur që në fillim të këtij arsyetimi se GJL, ndryshe nga gjykatat e shkallëve më të ulëta e zgjedh vetë peshën që do të mbajë mbi supe. Gjyqtarët e GJL vlerësojnë pa praninë e palëve në dhomën e këshillimit nëse e pranojnë apo nuk e pranojnë rekursin. Kjo praktikë, e cila në gjykimin tim është e erret dhe në kundërshtim me standartet e gjykimit që aplikohen edhe në gjykatat e shkallëve më të ulëta, madje në kundërshtim me parimin e gjykimit publik, është shkaku themelor ku duhen kërkuar rrënjët e rekurseve të pranuara pa triske për gjykim në GJL të RSH. Do të kishte qenë gjithsesi më e drejtë që asnjë kërkesë për rekurse të mos merrej në shqyrtim në dhomë këshillimi pa pasur të depozituar një kundër-rekurs nga pala tjetër. Për shkak të praktikës absurde që Gjykata e Lartë aplikohen prej vitesh, sipas të cilës njoftimin për depozitim rekursi e merr vetëm avokati dhe jo pala ndërgjyqëse direkt e interesuar, është ç’aktivizuar çdo mekanizëm vetërregullues që mund të sillte në një pikë të re ekuilibri rekurset e pranuara për gjykim të mëtejshme në GJL.

Nga studimet tuaja, kush nga ccështjet kanë qënë ato që kanë pritur më tepër në rradhë për tu gjykuar, dhe cilat kanë qënë shkaqet apo argumentat që kanë sjellë këtë vonesë tepër të gjatë?

Nga një vlerësim tematik që INFOCIP realizoi në Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë, me mbështetjen e National Endoëment for Democracy, NED,  me seli’ në Ëashington D.C. rezultoi se koha më e gjatë e shqyrtimit gjyqësor për çështjet e vendimuara në vitin 2016 është 2080 ditë ose 5.7 vjet nga data e regjistrimit të rekursit. Kjo është çështja gjyqësore me palë paditëse Shoqëria "Saudit Brothers Commercial Company" dhe palë të paditur Zyra Vendore e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Durrës.  Rekursi për këtë çështje është regjistruar në 04.04.2011 dhe, nga regjistri rezulton të jetë vendimuar në date 13/12/2016 (Nr. Vendimi: 00-2016- 3093 Dt. Vendimi: 13.12.2016). Sa i takon vitit 2015, koha më e gjatë e shqyrtimit gjyqësor është 1889 ditë ose 5.3 vjet nga data e regjistrimit të rekursit. Kjo është çështja me paditës: Shoqëria “BRUNO" SH.P.K dhe palë të paditur Dega e Doganës Durrës. Data e regjistrimit të rekursit është 03.09.2010 kurse data e vendimimit 05.11.2015 (Nr.Akti: 31001-01852-00-2010 ).

TPZ.AL