TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Fshati Darzezë, në Fier vazhdon të mbetet nën pushtetin e ujit. Forcat e ushtrisë dhe Emergjencat Civile, janë në terren dhe po punojnë për largimin e ujit nga banesat.
Janë vënë në punë edhe pompat e ujit, me qëllim thithjen e tij nga ambientet e brendshme të banesave. Prej ditës së djeshme, fshati Darzezë, ka qenë në qendër të vëmendjes. Ndërkohë shumë banorë të këtij fshati kanë pësuar humbje të mëdha.
Është bërë gati ura nga e cila lidhen disa fshatra të Fierit, e shembur dje në Darzezë, sot pritet të vendoset, megjithatë rreziku nuk ka kaluar.
Janë shkatërruar të gjitha moblijet, kanë ngordhur dhjetëra bagëti.
TPZ.AL