TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Grupit Parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili, ka ironizuar përmes një shkrimi në rrjetet sociale, kryeministrin Edi Rama, lidhur me situatën e shkaktuar nga përmbytjet. Rama u shpreh paraditen e sotme se qytetarët dhe bizneset duhet të marrin vet masat për të mbrojtur pronën e tyre, pasi qeveria nuk ka fonde të mjaftueshme. Ndërkohë Vasili e konsideron reagimin e tij të papërgjegjshëm.
“Kryeministër i lodhur, qe broçkullit pa u lodhur.
Situata shumë e rëndë e përmbytjeve kërkon zgjidhje të menjëhershme.
Kryeministri i lodhur këput broçkulla dhe humor pa u lodhur, por zgjidhje nuk jep.
Ky shkollëpak nuk ka faj, se fajin sipas tij e ka Zogu, Enveri, Saliu, Fatosi...E gjithë bota ka faj.
Ky s'ka as faj, as përgjegjësi, as detyrim që të zgjidhë problemet.
Ky është specializuar për t’u qurravitur pas të tjerëve, sepse vetë as nuk di e as nuk do që të zgjidhë gjë prej gjëje.
Përgjegjës është vetëm ai që i bëri rrush e kumbulla paratë, me palma e pisha në autostradë, me fasada, me mender rilindje urbane, me ekspozita pikture etj. etj. shpërdorime të pacipa.
Ky i papërgjegjshëm nuk dha para as për kanale kulluese, as për hidrovorë, as për argjinatura, as për diga, ndaj fajin e ka vetëm ai dhe askush tjetër.”
TPZ.AL