TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama teksa foli gjatë mbledhjes së Komitetit të Menaxhimit të Emergjencave, u bëri thirrje qytetarëve se do të duhet të bëjnë durim dhe se situata e tyre nuk është e lehtë për tu përballuar në një kohë të shkurtër.
Rama tha gjithashtu se është i vetëdijshëm për gjendjen dhe se tani do të duhet të punojnë për fazën e dytë atë të dëmshpërblimeve. Por për këtë gjë, Rama tha se do të jetë tepër e vështirë, pasi shteti nuk mund të përballojë të gjitha dëmet.
Më tej ai tha se bizneset dhe qytetarët duhet të mendojnë për të siguruar pronën e tyre me qëllim që dëmshpërblimi të jepet në kohë reale. Ne, tha Rama jemi i vetmi vend që nuk kemi një ligj për sigurimin e pronës për dëmet që shkaktohen nga fatkeqësitë natyrore.
Ne do të bëjmë të pamundurën, por nuk mund të përballojmë të gjitha dëmet.
TPZ.AL