AKTUALITET, 3 Dhjetor 2017, 23:21

Kishte kryer 34 vjedhje në Gjermani, dënohet me burg shqiptari 33-vjeçar

Kishte kryer 34 vjedhje në Gjermani, dënohet me burg shqiptari

Një shqiptar 33-vjeçar u dënua me gjashtë vjet burg në Gjermani, pasi ai dhe grupi i tij kishin kryer në total 66 vjedhje nëpër shtëpi të ndryshme në zonën e Padebornit.

Gjyqi filloi në mes të muajit nëntor për shqiptarin, duke e akuzuar se ishte kreu i një organizate kriminale, që merrej kryesisht me vjedhje.

Me synimin për të përfituar nga gjykimi i shkurtuar, shqiptari pranoi se ai kishte marrë pjesë në 34 vjedhje, vlera e të cilave kapte në monedhë 13 mijë euro, ndërsa me gjithë bizhuteritë e grabitura vlera shkonte në 70 mijë euro.

Sipas portalit gjerman, Westfalen-blatt.de, pasi ai të kryejë gjysmën e dënimit të tij ai do të dëbohet nga Gjermania.

TPZ.AL