AKTUALITET, 4 Dhjetor 2017, 08:53

Ja si i ngushëllon kryeministri i vendit qytetarët e përmbytur

Ja si i ngushëllon kryeministri i vendit qytetarët e përmbytur

Ndërsa mijëra familje në vend humbën gjithçka nga përmbytjet e mëdha që ndodhën ditët e fundit, kryeministri ka zgjedhur këtë mëngjes për të urur shqiptarët, pamje nga lumi Seman.

Ja ç'u shkruan Kryeministri: "Mirëmëngjes dhe me këtë pamje spektakolare nga lumi Seman, i tërhequr tanimë në shtratin e tij, ju uroj një fillimjavë të mbarë. Faza e emergjencës kaloi, duke shënuar dëme shumë herë më të vogla se disa vjet më parë, gatishmëria dhe angazhimi maksimal vijojnë për rimëkëmbjen e çdo zone dhe çdo familje të prekur prej motit të tërbuar të tre ditëve të shkuara."

TPZ.AL