AKTUALITET, 3 Dhjetor 2017, 21:24

Aksidenti/ Kamioni përplas për vdekje këmbësorin në aksin Elbasan–Librazhd

Aksidenti/ Kamioni përplas për vdekje këmbësorin në

Një aksident me vdekje është shënuar në aksin Elbasan–Librazhd, në të cilin ka humbur jetën A.M. 37 vjeç, banues në fshatin Griqan Elbasan

Sipas të dhënave të para, kamioni e ka përplasur këmbësorin në vendin e quajtur “Labinot Fushë”.

Deklarata e policisë:

Më datë 03.12.2017 në aksin rrugor Elbasan - Librazhd në fshatin Labinot Fushë shtetasi D.S., 26 vjeç banues në Maqedoni duke drejtuar mjetin tip Kamion me targa BT 631 DM ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin A.M., 37 vjeç banues në fshatin Griqan Elbasan i cili ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e policisë Elbasan për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, po kryen veprimet proçeduriale dhe punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.