TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ca pika shiu t'ranë mbi kokë
Për ty unë çiltër ndjeva mall
Jetojmë të dy në një qytet
Do të shoh sonte? Do të hedh fall...!
Dhe mu duk pak e çuditshme
Si s'dole sonte në ekran?
Reshjet e shiut mbytën sheshet
Ti prap fshatrave vjen vërdallë
Dhe thënja vjetër e Kryetarit
Se çmu kujtua sot për dreq:
"Te qullurit rrinë bashkë në botë,
Kurse Kryebashkiaku ha bukë veç"
Në ç'ënder kemi rënë kaq keq
Që dot s'po zgjohemi vallë?...
Jetojmë të dy në një qytet
Ti mbush urrejtjet, Unë kam mall...
TPZ.AL