AKTUALITET, 8 Nëntor 2018, 14:17

FOTO/ Përcillet në banesën e fundit Kacifas, korre raciste ndaj shqiptarëve

Pas meshës në kishën e Bularatit është përcjellë në banesën e fundit 35 vjeçari grek, Kostandines Kacifas. Trupi i tij do të prehet në varrezat e fshatit Bularat në Gjirokastër.

Gjatë ceremonisë mortore, grekët brohoritën korre nacionaliste:  “Vorio Epiri është Greqi, Kacifas jeton, Kacifas drejton”.

Kacifas u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me RENEA-n në datën 28 tetor. Ai refuzoi të dorëzohet dhe hapi zjarr ndaj forcave të rendit.

Në varrimin e Kacifas kanë marrë pjesë dhjetëra grek, mes tyre nacionalistët e partive ekstreme. TPZ.AL