TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-ministri grek i partisë në pushtet, Siriza, deputeti Nikos Filis, gjatë një interviste të dhënë sërish për një radio greke, këmbënguli se Kostandin Kaçifas nuk është hero, siç po përpiqen ta trajtojnë atë në qarqet ekstremiste.
“Nuk është një hero, por edhe policia shqiptare qëlloi gabimisht atë”, citohet Filis nga portali grek, Iefimerida.gr.
"Një qytetar ka kallashnikon fillon dhe gjuan, Çfarë do të thotë, se bëri ai? As hero nuk është. Ai tha se e mbështeti flamurin, nuk kishte asnjë rrezik për flamurin atje, kishte 300 flamuj atë ditë atje (në Bularat)”.
I pyetur për të sqaruar edhe njëherë pikëpamjen e tij në lidhje me zonën e Dropullit, për të cilën grekët rëndom e quajnë “Vorio Epir”, Filis tha: “Në marrëdhëniet ndërshtetërore (Greqi-Shqipëri), ne e quajmë Shqipëria e Jugut. Ne nuk mund të supozojmë të jetë territor grek”.
Banorë të fshatit Bularat në Bashkinë e Dropullit janë në përgatitjet e fundit, për funeralin e 35-vjeçari Konstandin Kaçifas, minoritarit ekstremist të vrarë nga RENEA të dielën e 28 tetorit.
Varrimi i Kaçifasit do të zhvillohet në orën 13:00.
Në orët e paradites, banorë të fshatit dhe grekët e ardhur nga Greqia e kanë shndërruar në një vend peligrinazhi vendin ku u vra minoritari.
Ata kanë formuar një kryq me të madh me anë të gurëve, si dhe kanë shkruar emrin e tij. Gjithashtu, kanë vendosur flamuj grekë.
/TPZ.AL/