AKTUALITET, 8 Nëntor 2018, 13:32

Ndodh edhe kjo gjatë funeralit të Kaçifasit, grekët: “Maqedonia është greke”

Qytetarët e shumtë grekë që kanë ardhur për të marrë pjesë në funeralin e Konstandin Kaçifasit, përveç banderolave kushtuar minoritarit të vrarë dhe thirrjeve “Vorio Epiri është Greqi”, shpalosën edhe një banderolë ku shkruhet “Maqedonia është greke”.

Mesha e fundit në Kishën e Shën Thanasit në Bularat do të mbahet nga mitropoliti i Gjirokastës, Dimitrios, ndërkohë që gjatë funeralit, sipas mediave grekë, do të këndojë këngëtari i njohur i këngëve të zonës së Epirit, Sava Siatra.

Në varrin e hapur është vendosur një flamur grek, ndërkohë që edhe pllaka që e shoqëronë atë, tregon vetëm emrin e tij, një flamur grek dhe moshën: 35 vjeç, pa vitlindje dhe vdekje.

Në orët e paradites, banorë të fshatit dhe grekët e ardhur nga Greqia e kanë shndërruar në një vend peligrinazhi vendin ku u vra minoritari.

Ata kanë formuar një kryq me të madh me anë të gurëve, si dhe kanë shkruar fjalë “hero” (iroas). Gjithashtu, kanë vendosur flamuj grekë.

/TPZ.AL/