AKTUALITET, 8 Nëntor 2018, 13:00

Me flamur grek dhe vetëm moshë, fotot nga varri i Kaçifasit

Banesa e fundit e Konstandin Kaçifasit është gati në udhëtimin e tij të fundit. Në varrin e hapur është vendosur një flamur grek, ndërkohë që edhe pllaka që e shoqëronë atë, tregon vetëm emrin e tij, një flamur grek dhe moshën: 35 vjeç, pa vitlindje dhe vdekje.

Banorë të fshatit Bularat në Bashkinë e Dropullit janë në përgatitjet e fundit, për funeralin e 35-vjeçari Konstandin Kaçifas, minoritarit ekstremist të vrarë nga RENEA të dielën e 28 tetorit.

Varrimi i Kaçifasit do të zhvillohet në orën 13:00.

Në orët e paradites, banorë të fshatit dhe grekët e ardhur nga Greqia e kanë shndërruar në një vend peligrinazhi vendin ku u vra minoritari.

Ata kanë formuar një kryq me të madh me anë të gurëve, si dhe kanë shkruar fjalë “hero” (iroas). Gjithashtu, kanë vendosur flamuj grekë.

/TPZ.AL/