AKTUALITET, 8 Nëntor 2018, 13:48

Grekët shpalosin flamur gjigand, këndojnë himnin grek, nis ceremonia për Kacifas

Dhjetëra grek kanë marrë pjesë në varrimin e Kostandines Kacifas në fshatin Bularat të Gjirokastrës.

Fillimisht trupi i të ndierit është dërguar në kishën e fshatit për të kryer meshën, më pas varrimi.

Gjatë ceremonisë grekët kanë hapur një flamur gjigand grek më pas kanë kaluar arkëmortin e trupin e të ndjerit poshtë tij. Ceremonia është kthyer në manifestim ku u dëgjuan thirrje “Vorio Epiri është i Greqisë”, “Kacifas je heroi ynë”.

Pas meshës në kishën e Bularatit, trupi i Kacifas do të prehet në varrezat e fshatit. TPZ.AL