AKTUALITET, 8 Nëntor 2018, 14:04

Paloka ironizon Sandër Lleshin: Në vetëm tre ditë pune, tre lëvizje të bujshme

Paloka ironizon Sandër Lleshin: Në vetëm tre ditë pune, tre

Pas sqarimit të ministrisë së Brendshme lidhur me urdhrin që ndalonte punonjësit e policisë të frekuentonin kafenetë gjatë orarit të punës ka ardhur reagimi i deputetit demokrat Edi Paloka.

Përmes një postimi në “Facebook” Paloka shkruan me ironi se ishte i bindur që ai nuk do të ishte efektiv në detyrën e tij të re.

Postimi:

Dhe ne qe kishim dyshime se Lleshi i Rames nuk do ishte efektiv ne detyren e tij te re…

Ne vetem tre dite pune, tre levizje te bujshme;

Diten e pare nxorri urdher qe administrata te mos pij kafe.

Diten e dyte urdheroi policine qe te merret me plehrat ( jo ato te krimit por me lekurat e bananave qe hedhin qytetaret)

Diten e trete nxorri sqarim per urdherin e dites se pare.

Neser pritet te nxjerre sqarim per urdherin e dites se dyte.

Po diten e peste ?

TPZ.AL