TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Me veshje ushtarake dhe i mbuluar me flamur grek, arkivoli i Kostandinos Kacifas ka dalë nga banesa rreth orës 13:15 minuta.
Qindra qytetarë nga Greqia u mblodhën në fshatin Bularat, për t'i dhënë lamtumirën e fundit ekstremistit grek, 12 ditë pas vrasjes nga forcat RENEA.
Kortezhi udhëhiqej nga një flamur i madh grek.
Ndërsa thirrja e qytetarëve grek ishte "Kaçifas ti jeton, na udhëhiq".
Nuk kanë munguar britmat rraciste ndaj shqiptarëve, të cilëve pjesëmarrësit iu referuan si "qentë shqiptarë".
Parullat e tjera të tyre ishin: "Vorio Epiri është Greqi dhe Maqedonia është Greqi".
Mesha e fundit në Kishën e Shën Thanasit në Bularat do të mbahet nga mitropoliti i Gjirokastës, Dimitrios, ndërkohë që gjatë funeralit, sipas mediave grekë, do të këndojë këngëtari i njohur i këngëve të zonës së Epirit, Sava Siatra.
Në varrin e hapur është vendosur një flamur grek, ndërkohë që edhe pllaka që e shoqëronë atë, tregon vetëm emrin e tij, një flamur grek dhe moshën: 35 vjeç, pa vitin e lindjes dhe të vdekjes.
Në orët e paradites, banorë të fshatit dhe grekët e ardhur nga Greqia e kanë shndërruar në një vend peligrinazhi vendin ku u vra minoritari.
Ata kanë formuar një kryq me të madh me anë të gurëve, si dhe kanë shkruar fjalë “hero” (iroas). Gjithashtu, kanë vendosur flamuj grekë.
/TPZ.AL/
LEXO EDHE:
http://www.tpz.al/2018/11/08/te-dhjere-por-tolerante-perballe-vorio-epirioteve/