TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia ka prangosur 3 punonjës të Hetimit Tatimor pasi akuzohen për korrupsion.
Bëhet fjalë për 30 vjeçarin me iniciale M.H, banues në Tiranë , 28 vjeçarin A.K, dhe 28 vjeçarin I.V. banues në Durrës.
Të tre punonjësit dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën, pasi kundrejt një shume prej 30.000 lekë, kanë favorizuar një biznes në qytetin e Korçës, duke i shmangur masën administrative.
Njoftimi i policisë:
Seksioni për Krimin Ekonomik-Financiar, finalizon me sukses operacionin e koduar “Pritja”, duke vënë në pranga tre punonjës të Hetimit Tatimor-Tiranë. Burime zyrtare nga policia pohuan se punonjësit shpërdoruan detyrën, duke i shmangur masën administrative një subjekti tregtar, në këmbim të ryshfetit.
Bëhet fjalë për shetasit me inicialet M. H., 30 vjeç, banues në Tiranë, A. K., 28 vjeç, banues në Durrës si dhe I. V., 28 vjeç, banues në Durrës.
Këta punonjës në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën, pasi kundrejt një shume prej 30.000 lekë, kanë favorizuar një subjekt tregtar në qytetin e Korçës, duke i shmangur masën administrative.
Hetimet po vijojnë. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale bazuar në nenet 248/25 dhe 259/25 të Kodit Penal.
TPZ.AL