AKTUALITET, 8 Nëntor 2018, 12:52

Vangjel Dule në Bularat: E vërteta për vrasjen e Kacifas duhet të çohet deri në fund

Vangjel Dule në Bularat: E vërteta për vrasjen e Kacifas duhet

Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule po merr pjesë në ceremoninë mortore të Kostandines Kacifas, ekstremistit grek që u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me RENEA-n.

Dule tha para gazetarëve në shqip dhe greqisht se e vërteta për vrasjen e Kostandinos Kacifas duhet të çohet deri në fund.

Më tej u shpreh se ceremonia mortore është e shenjtë e prandaj duhet të tregohet respekt.

“Jemi këtu për të shprehur dhimbjen ndaj familjarëve të Kostandines Kacifas,” përfundoi Dule. TPZ.AL