AKTUALITET, 11 Mars 2019, 22:27

Hafizi shigjeton Blushin: LIBRA pushoi së ekzistuari nga njerëz brenda partisë

Hafizi shigjeton Blushin: LIBRA  pushoi së ekzistuari nga njerëz

Ish-deputetja e PS-së, Mimoza Hafizi ishte e ftuar në programi ‘A Show’ në News24 teksa ka folur për aktualitetin politik si dhe përjashtimin e saj nga LIBRA. Ajo u shpreh se LIBRA pushoi së ekzistuari nga njerëzit brenda partisë.

“Politika nuk më bën të vuaj dhe ndihem mirë. Deri në vitin 2013, kisha besim ndaj PS, por fryma e socialistëve është e pa përfaqësuar në qeverisje. Partinë Socialiste e ndaj nga Rilindja. Kur u krijua LIBRA,  partitë e reja kishin sukses. Mendoja që LIBRA do kishte një sukses në zgjedhje, por pushoi së ekzistuari nga njerëzit brenda partisë. Një parti duhet të ketë të paktën 20 persona me integritet dhe LIBRA nuk kishte shumë njerëz me integritet. LIBRA është një dështim që duhet të çojë drejt suksesit”- tha Mimoza Hafizi.

Sa i përket djegies së mandateve nga opozita, Hafizi tha se ata që nuk dogjën mandatet nuk përfaqësojnë asgjë, ndërsa ata që mbajtën mandatet nuk krijojnë opozitë të re.

“Unë mendoj se këta janë devianca dhe në këtë proces kaq të fuqishëm këto devianca nuk përfaqësojnë asgjë. Këto parti që lanë mandatin e kanë marrë në mënyrë kologjiale dhe kjo është pozitive. Ka pasur mjaft koherencë dhe që do kishte devianca është e kuptueshme. Nuk mund të prodhohet një opozitë e re”- tha Mimoza Hafizi.