AKTUALITET, 19 Qershor 2019, 13:11

VIDEO/ Përkeqësohet situata dhe në Kukës, plagoset polici i bashkisë

VIDEO/ Përkeqësohet situata dhe në Kukës, plagoset polici i


Pothuajse në të gjitha bashkitë ku drejton PD e LSI situata sot ka qenë situatë e tensionuar. Së fundmi raportohet se në Kukës protestuesit dhe Policia Bashkiake janë përplasur me Policinë e Shtetit.

Ata kanë djegur goma përpara gjimnazit të qytetit ku është vendosur KZAZ nr.11.

Në momentin kur është tentuar të thyhet dera, FNSH-ja ka hedhur gaz lotsjellës. Sakaq një polic i bashkisë ka mbetur i plagosur. Ndërsa shumë protestues kanë patur probleme me frymëmarrjen nga gazi lotsjellës.

Kryetari i bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehi i kërkon policisë të mbështesë bashkinë dhe i bën thirrje qytetarëve për vetëpërmbajtje.

“Nuk mund të ketë zgjedhje pa dekret të presidentit dhe çdo veprimtari që po zhvillohet pas dekretit është e paligjshme. Kam kërkuar lirimin e ambienteve.

Kërkoj nga policia zbatimin e ligjit dhe mbështetjen e bashkisë. U bëj thirrje qytetarëve për vetëpërmbajtje. Situata është e acaruar.

Ministri i Brendshëm të marrë masa për zbatimin e ligjit në krah të qytetarëve. I bëj thirrje OSBE/ ODIHR të mbajnë një qëndrim”,- shkruan Shehi.