AKTUALITET, 19 Qershor 2019, 12:06

“Rama ik”, kryeministri ironizon opozitën: Këtë punë kanë bërë edhe me Nanon, edhe me Metën

“Rama ik”, kryeministri ironizon opozitën: Këtë


Kryeministri Edi Rama në një takim me banorët e Njësisë Administrative Nr.1 në Tiranë, në kuadër të fushatës elektorale të kryebashkiakut Erion Veliaj, për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, nuk ka harruar të sulmojë opozitën duke iu referuar parullës së tyre “Rama ik”, të përdorur në 9 protestat kombëtare.

Në bisedën e zhvilluar me banorët, Rama ironizon aksionin opozitar duke u shprehur se “ata këtë punë ka pasur gjithmonë”.

“Këtë punë kanë bërë, edhe me Fatosin, Nano ik, edhe kur ishte ky figura, shoku ynë që na iku për duarsh, Ilir Meta, ‘Meta ik’.

Janë kaq dembelë sa edhe parullën e heqin vetëm emrin, dhe lënë ik, nuk ndryshojnë dot. Dhe gjithë jetën ik, ik, ky muhabet.

Ik, ik, se do vij unë, po hajt fito, jo po ik ti të vij unë, se ti këtej, e andej, e bam e bum, e bam e bum shfrytëzojnë njerëz të verbër dhe i çojnë nëpër burgje”- tha Rama.

Në fund të bisedës, kreu i qeverisë nuk la pa shigjetuar edhe kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

“E di doktoresha këtë punë, ethet nxjerrin të keqen, janë ca ethe që nxjerrin të keqen dhe pastaj ndryshon gjithë fiziologjia, ne rregull jeni, vetëm ruani KZAZ”- tha kryeministri.