AKTUALITET, 19 Qershor 2019, 10:57

LAJM I FUNDIT/ Shtyhet gjyqi për ish ministrin Saimir Tahiri

LAJM I FUNDIT/ Shtyhet gjyqi për ish ministrin Saimir Tahiri

Ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, është paraqitur sot në gjykatë për fillimin e procesit ndaj tij. Por, gjyqi ndaj ish ministrit është shtyrë për dy javë. Seanca e rradhës do të zhvillohet në datën 3 korrik ;

"Kërkova që procesi të shkojë para, pa asnjë vonesë. Kërkova gjykimin e shkurtuar sepse mendoj se nuk ka nevojë të zgjatet asnjë seancë më shumë. Nuk ka nevojë të zvarritet ky gjyq. Ka shumë njerëz të interesuar që kjo situatë të zvarritet kështu dhe jo të bëhet drejtësi", u shpreh Samir Tahiri jashtë sallës së gjyqit. /tpz.al/