AKTUALITET, 19 Qershor 2019, 12:25

Thyerje xhamash dhe vendosje zjarri në shkollë, policia shpall në kërkim ish-deputetin e PD-së Bardh Spahia


Ish-deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia, është shpallur në kërkim nga Policia e Shkodrës. Spahia akuzohet për incidentin në shkollë ‘Shejnaze Juka’.

Policia e akuzon ish-deputetin për thyerjen e xhamave dhe vendosjen e zjarrit në këtë shkollë.

Ish-deputeti i PD-së e dënoi vendosjen e zjarrit në shkollë, por duket se policia kërkon ta arrestojë. Bardh Spahia ka qenë i pranishëm në Shkodër, bashkë me mbështetës të PD-së, ku kanë kërkuar largimin e KZAZ-ve nga ambjentet që janë në pronësi të Bashkisë Shkodër.

“Nuk ka pasur absolutisht qytetar tek shkolla kur ka shkuar FNSH . Sigurisht se distancohemi nga aktet e dhunës.

Prezenca jonë është për të qetësuar situatën mes qytetarëve dhe policisë.

Ka një situatë tejet të tensionuar dhe absurde të Policisë së shtetit, e cila po zbaton urdhrat në kundërshtim me ligjin”, – tha një natë më parë ish-deputeti Bardh Spahia.