TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një efektiv policie ka rënë pa ndjenja sot në KZAZ në Kamzës, ku ka pasur përplase mes militantëve të PD për të hyrë në këto ambiente.
Është parë që polici ka rënë pa ndjenja dhe ka qenë në gjendje të rënduar, por edhe pas ndihmës që i është dhënë nga personat aty pranë, nuk ka mundur të përmendet.
Menjëherë e kanë nisur për në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Kujtojmë se ditën e sotme gjatë paradites në këtë shkollë ku janë vendosur materialet zgjedhore, ka pasur përplasje mes militanteve të PD dhe forcave të policisë, për të penguar futjen e tyre në qendrën e KZAZ, dhe pak më herët është përdorur edhe spraj lotsjellës nga policia për të shpërndarë qytetarët të cilët arritën të hapin portën kryesore të shkollës.
