TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas Burrelit, Kavajës, Tropojës, Gjirokastrës, Shkodrës, Kamzës është tensionuar situata edhe në Bilisht.
Raportohet se forca të shumta të Policisë së Rendit dhe Forcat Speciale kanë rrethuar KZAZ 70 të qytetit, për të penguar protestuesit, të cilët tentojnë të bllokojnë punën, duke zbatuar dekretin e Presidentit Ilir Meta për shtyrjen e datës së zgjedhjeve.
Mësohet se KZAZ 70 është vendosur në ndërtesën e Qendrës Kulturore të Fëmijëve, ndërsa është hapur dhe po vijon punën.