AKTUALITET, 19 Qershor 2019, 10:42

Lulzim Basha paraqitet në Prokurorinë e Tiranës


Kryetari i PD-së Lulzim Basha është paraqitur pak minuta më parë në Prokurorinë e Tiranës. Kujtojmë se për të kishte një fletë-thirrje nga organi i akuzës për tu pyetur për çështjen e lobimit në SHBA.

Basha në fillim kërkoi informacion shtesë për faktet që përmban dosja, ndërsa sot mësohet se ka vendosur të shkojë para prokurorëve.

(Makina e Bashës tek Prokuroria)

(Fletë-thirrja e prokurorëve)