TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një sërë bashkish në vend kanë kërkuar lirimin e KZAZ-ve. Edhe Bashkia e Mallakastrës ka bërë kërkesë për largimin e materialeve zgjedhore.
Kërkesë e bërë i drejtohet kryeministrit dhe presidentit. Kryetari i Bashkisë Mallakastër Agron Kapllanaj tha se kërkesa i është drejtuar njëkohësisht kryeministrit dhe presidentit të Republikës.
“Ne si bashki kemi bërë kërkesë për largimin e materialeve zgjedhore. Kërkesa i është drejtuar kryeministrit dhe presidentit të Republikës. Nuk mund të ketë zgjedhje, nuk mund të ketë KZAZ”, tha Kapllanaj.
Numri një i Bashkisë së Mallakastrës theksoi se është detyrim që të zbatohet dekreti i presidentit. Kapllanaj nënvizoi se po përgatitet kallëzim penal për këtë çështje.