AKTUALITET, 19 Qershor 2019, 11:44

FOTO/ ‘Luftë’ në Burrel, policia përplaset me mbështetësit e PD, disa qytetarë të lënduar

Një përplasje e fortë e një grupi qytetarësh me Policinë ka ndodhur para disa minutash në Burrel, përpara KZAZ nr.16.

Qytetarët kërkojnë largimin e materialeve zgjedhore nga KZAZ-ja dhe kanë tentuar të hyjnë me forcë në ambientet e brendshme.

Policë me skafandra kanë përdorur gaz lotsjellës për t’i larguar dhe kanë ushtruar forcë ndaj tyre.

Disa prej të lënduarve janë dërguar në spital.