TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Përplasje mes Policisë dhe mbështetësve të Partisë Demokratike në Kukës. Ata kanë hyrë me kamionçinë brenda KZAZ dhe kanë kërkuar të nxjerrin me dhunë materialet nga KZAZ.
Siç shihet edhe në pamje, mbështetësit e PD me gurë, shkopinj dhe mjete rrethanore kanë qëlluar drejt KZAZ dhe forcave FNSH. Ata kanë djegur pankarta dhe materiale zgjedhore të KZAZ nr 11.
Dhunë, përplasje, gurë, shkopinj e gaz lotsjellës. Kjo është panorama e Shqipërisë së 19 qershorit 2019, ditë kur në të gjitha bashkitë kryesore në vend janë shënuar episode dhune.
Mbështetësit e Partisë Demokratike, të shoqëruar nga ish-deputetët kanë tentuar të hyjnë nëpër KZAZ e Kavajës, Kamzës, Burrelit, Gjirokastrës, Pogradecit, Bilishtit. Si kundërpërgjigje, policia e Shtetit dhe Forcat Speciale iu janë përgjigjur me dhunë dhe gaz lotsjellës.