AKTUALITET, 2 Qershor 2019, 20:19

VIDEO NGA DRONI/ Shikoni protestën e opozitës nga lart

VIDEO NGA DRONI/ Shikoni protestën e opozitës nga lart


Mijëra qytetarë janë mbledhur në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, duke protestuar kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Shumë protestues janë nisur nga rrethet. Fjalën kryesore e mbajti kryetari i opozitës, Lulzim Basha.

“Qytetarë nga e Tirana dhe e gjithë Shqipëria që keni vërshuar në këtë bashkim të paparë asnjëherë, të fuqisë popullore, që jeni mbledhur dhe kemi derdhur në këtë shesh këtë energji, këtë vendosmëri, këtë shpresë të pandalshme, mirë se keni ardhur.

Dua të ju shpreh sot mirënjohjen time, por në fakt kam nderin dhe privilegjin, t;ju shpreh mirënjohjen në emër të çdo vogëlushi shqiptar, në emër të të gjithë shqiptarëve kudo ku janë, për këtë asamble të paparë dhe të padëgjuar të lirisë e të demokracisë, të mbledhur, të vendosur, kaq të prerë e të qartë në kushtrimin tuaj që sonte ushton për ta dëgjuar e gjithë bota: “Rama ik! Gjithë sheshi thërret: Rama ik” – tha Basha.