AKTUALITET, 2 Qershor 2019, 19:04

FOTOLAJM/ Gardistë në çdo tarrace, bulevardi para Kryeministrisë mbushet me tullumbace

Para nisjes së protestës së opozitës, bulevardi para Kryeministrisë është mbushur me tullumbace të bardhë me ku shkruhet “Ik”.

Me gjasa organizatorët e protestës së opozitës edhe këtij tubimi masiv do ti kushtojnë më shumë rëndësi dhënies se mesazheve me anë të simbolikave, sesa konfrontimit me forcat e rendit.

 

 

 

Sipas fotove të LSA-së, duket se protestuesit e opozitës kanë marrë masa kundra shiut, ku në foto një pjesë e tyre kanë veshur mushama.

Ndërkohë që si në tarracën e Kryeministrisë dhe në atë të godinës së Parlamentit janë pozicionuar efektivët e gardës, të cilët në çdo protestë kur ka pasur tentativa për të hapur derën e godinës së qeverisë kanë shpërndarë nga lart turmat me gaz lotsjellës.

Efektivët e gardës janë pozicionuar edhe në majat e larta, si tek kullat binjake edhe tek Hotel Rogner.