AKTUALITET, 2 Qershor 2019, 19:25

Protesta e opozitës, mbi 1300 forca policie në terren, kamera dhe gardhe hekuri

Protesta e opozitës, mbi 1300 forca policie në terren, kamera dhe


Partitë opozitare ashtu siç kishin paralajmëruar edhe më herët, ditën e sotme në orën 19:00 pritet që të zhvillojnë protestën e 8-të kombëtare. Opozita e bashkuar do të mbajë tubimin e radhës para kryeministrisë. Mbrëmjen e djeshme Policia ka nisur që të marrë masat për mbarëvajtjen e tubimit, duke nisur rrethimin e disa institucioneve.

Në gatishmëri të plotë në terren janë 1300 forca policie të për të shmangur incidentet e mundshme dhe dhunën e protestuesve. Godina e kryeministrisë është rrethuar me gardh metalik, si dhe janë instaluar kamera sigurie.