AKTUALITET, 2 Qershor 2019, 18:49

Frikë e panik në Korçë, një tjetër tërmet shkund vendin

Një tjetër tërmet është regjistruar pasditen e sotme në Korçë.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Mbrojtjes, e cila shprehet se tërmeti ka qenë i magnitudës 4 ballë i shkallës rihter.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, nga 4 mëngjesi i ditës së djeshme, e deri më tani janë regjistruar 73 tërmete.

Kujtojmë se që nga dita e djeshme, shumë banirë kanë lënë shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti, duke u strehuar në çadrat e ngritura nga Ministria e Mbrojtjes. Po ashtu mësohet se po shpërndahen ushqime, shtretëe e batanije përmes Rezervave të Shtetit.