AKTUALITET, 2 Qershor 2019, 20:07

Berisha i bashkohet protestës, turma ‘ndizet’ nga entuziazmi

Berisha i bashkohet protestës, turma ‘ndizet’ nga entuziazmi


Protestës së opozitës, i është bashkuar edhe lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Ai ka mbërritur para pak minutash në sheshin përballë Kryeministrisë, ndërsa turma është entuziazmuar dhe ka shpërthyer në ovacione.

Në protestën e sotme bie në sy pjesëmarrja e madhe e femrave, ndërsa PD është shprehur se protesta do të jetë marshim.