AKTUALITET, 2 Qershor 2019, 19:38

U dhunua pak javë më parë, Sahit Dollapi rikthehet mes protestuesve të opozitës

U dhunua pak javë më parë, Sahit Dollapi rikthehet mes


Mijëra qytetarë dhe mbështetës së opozitës kanë nisur marshimin e tyre me thirrjet “Rama ik” dhe kanë mbushur sheshin para kryeministrisë.

Në krye të protestës qëndron Sahit Dollapi, Sekretari Organizativ i PD. Dollapi duket se ka lënë pas dëmtimin që mori nga dhuna e policisë në protestën e një muaji më parë dhe tashmë drejton turmat dhe komunikon me uniformat blu për të shmangur përplasjet.

Kujtojmë se Sekretari Organizativ i PD,  u dhunua pak javë më parë nga policia dhe mori plagë të rëndë, që e lanë atë disa ditë në spital.