TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka deklaruar se qeveria Rama u ka grabitur qytetarëve 400 milion euro vetëm dy javët e fundit.
Ai ka thënë se në shesh kanë ardhur mijëra njerëz të cilët sipas Vasilit do i japin përgjigjen e merituar kujtdo që do ta kthejë Shqipërinë në çifligun e tij.
Më tej nënkryetari i LSI-së ka thënë se këta protestues marrin përpara edhe 20 Edi Rama.
“Mijëra njerëz janë në shesh, kanë ardhur nga çdo cep i vendit, për t’i dhënë përgjigje kujtdo që do të kthejë Shqipërinë në çifligun e tij.
Në dy javët e fundit, kanë grabitur mbi 400 milionë euro nga xhepat e qytetarëve.
Kjo fuqi e pafund e qytetarëve nuk ka hapa pas. Këto paralajmërime janë të fundit. Kjo fuqi merr përpara edhe 20 Edi Rama”, tha Vasili.