TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbajtur një fjalë në protestën e sotme të opozitës, ku tha se sot është protesta më e madhe e opozitës.
Basha tha se Rama është një kufomë politike që endet nëpër Shqipëri, dhe do të largohet sa më parë.
PJESË NGA FJALA
Një bashkimi i pa parë asnjëherë i fuqisë popullore, jemi mbledhur jemi derdhur në këtë shesh për të dhënë shpresë. Dua t’u shpreh sot mirënjohjen time, por kam nderin që të shpreh mirënjohjen e çdo vogëlushi shqiptar dhe çdo shqiptari tjetër. Të mbledhur dhe kaq të vendosur dhe të qartë në kushtrimin tuaj, për ta dëgjuar e gjithë bota, Rama ik.
Ku bashkim popullor është bashkimi i shqiptarëve të vjedhur, të nëpërkëmbur të mashtruar nga një bandë kriminale, që është vjedhur nga një kryebandit, që është hajduti më i madh i të gjitha kohërave, që vjedh bukën e vogëlushëve. Bëjeni thirrjet tuaj “Rama ik” që ta dëgjojë në bunkerin ku është fshehur, të dëgjojë e gjithë bota thirrjen tuaj. Sot endet nëpër Shqipëri kufoma me e urryer që nga diktatura, ai duhet të ishte sot para drejtësisë, të jepte llogari për vjedhjet që ka bërë.