AKTUALITET, 9 Gusht 2019, 17:21

VIDEO/ ‘Narcotica’, Vasili: Ja 6 faktet e rënda që tregojnë se Rama bashkëpunon me krimin

VIDEO/ ‘Narcotica’, Vasili: Ja 6 faktet e rënda që


Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, duke iu referuar dokumentarit të publikuar në RAI 3 që fliste për drogën dhe krimin e mbështetur nga qeveria Rama, ka renditur 6 fakte shumë të rënda që dalin nga dokumentar

‘Ja faktet shumë të rënda, të Antimafias italiane dhe Televizionit të mirenjohur italian RAI 3, që demaskojnë Qeverinë e kriminalizuar të Edi Ramës.

Konkluzioni 1

Këtë vit kanabisi po kultivohet në një të tretën e territorit të Shqipërisë

Konkluzioni 2

Sasia e kanabisit këtë vit është 5 herë më e lartë se vitin e kaluar

Konkluzioni 3

Krimi është zhvilluar edhe për shkak të lirisë absolute që i është dhënë në Shqipëri

Konkluzioni 4

Krimi ka kapur dhe ka mbështetjen nga të gjithë nivelet e qeverisjes në Shqipëri

Konkluzioni 5

Kriminelët e kërkuar në Evropë shëtisin të lirë në Shqipëri

Konkluzioni 6

Parate fituara nga krimi pastrohen lehtësisht në Tiranë

[video width="426" height="540" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/08/9vprTG5Rv8TPxNUXN6Ze_09_0d635011728639250280fbbf2ab03ce3_video_240p_converted.mp4"][/video]