AKTUALITET, 11 Mars 2019, 21:41

Salianji nxjerr videon: Prokuroria ka përgjuar Bashën në mënyrë të paligjshme

Salianji nxjerr videon: Prokuroria ka përgjuar Bashën në

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i ka dhënë një USB, gazetares së emisionit “Open” Eni Vasili që ta shfaqë.

Sipas tij aty duket qartë se si policia dhe prokuroria kanë përgjuar në mënyrë të paligjshme selinë e Partisë Demokratike dhe kryetarin e saj Lulzim Basha. Sipas Salianjit kanë qenë në përgjim edhe gazetarë dhe televizione.

“Ka një skandal më të madh. Për turp të tyre ose ju ka rrëshqitur, prokurorisë i ka rrëshqitur që në mënyrë të paligjshme forcat operacionale kanë survejuar selinë e Partisë Demokratike dhe kryetarin e saj në mënyrë të paligjshme. Është e qartë që kjo është bërë me urdhër të Edi Ramës dhe ne nuk do ta lëmë me kaq” – tha Salianji.

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/03/videooo.mp4"][/video]