AKTUALITET, 19 Gusht 2018, 10:00

VIDEO/ Me 170km/h në autostradë, policia ndal 24 vjeçarin e "çmendur"

VIDEO/ Me 170km/h në autostradë, policia ndal 24 vjeçarin e

Policia Rrugore e Tiranës ka kryer kontrolle sërish ditën e djeshme, tek drejtuesit e mjeteve dhe ka rezultuar se të paktën 9 prej tyre kanë kryer shkelje të rënda, për pasojë u janë hequr edhe patentat. Sipas njoftimit të policisë, shpejtësia varionte nga 150-170 km/h. Në një nga rastet e konstatuara nga policia, një 24 vjeçar ka udhëtuar në autostradën Tiranë-Durrës, me 170 km/h, kur limiti është 90 km/h.

Noftimi i policisë:

Drejtuesi i mjetit kësaj here, ishte me fat pasi shpëtimtari ishte polici dhe radari e drejtuesi i mjetit shkoi shëndoshë ne banesë por pa patentë.

Të tilla shpejtësi rrezikojnë maksimalisht të çojnë në banesë patentën pa të zotin.

9 patenta të hequra për shpejtësi qe varionin nga 150-170 km/h.

Duajeni jeten mbrojeni atë, respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, dhe rezultati = udhëtim i sigurt”– thuhet nga policia Rrugore.

VIDEO:

/TPZ.AL/