TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tjetër ndeshje, tjetër fitore dhe sërish 3 gola. Çelsi i Sarrit vazhdon të prodhojë dhe fiton edhe derbin e Londrës, në javën e dytë, përballë Arsenalit, edhe pse duhet thënë se skuadra e Unai Emerit ka krijuar jo pak probleme për blutë, që gjetën dy gola që në fillim me Pedron dhe Moratën…
Por, “topçinjtë” u zgjuan dhe gjetën dy gola në fund të pjesës së parë me Mikitarian dhe Iuobin, duke “ngrirë” kështu “Stamford Bridge”.
Në pjesën e dytë, skuadra e Sarrit vuri këmbën te gazi, por goli i fitores erdhi në fund me anë të Markos Alonsos, duke e kthyer në një sukses “spanjoll” këtë ndeshje.
Për Unai Emerin, tjetër humbje dhe tashmë kaosi ka pllakosur Arsenalin…