TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një gol i Bernardeskit në minutën e 93-të i siguroi Juventusit një fitore dramatike 2-3 në fushën e Kievos, por Kristiano Ronaldo nuk la gjurmë në ndeshjen e parë të kampionatit Italian.
Sami Khedira shënoi për Juventusin qysh në minutën e tretë, por Kievo barazoi me Stepinskin në të 38’ dhe kaloi në avantazh të përkohshëm me penalltinë e Xhakerinit (56’).
Kampionët e Italisë rigjetën forca të barazonin me anë të një autogolit të Banit (75’) dhe regjistruan suksesin me golin e vonshëm të Bernardeskit (93’).
Për t’u evidentuar është edhe goli i anuluar i Manzukiçit të Juves pas verifikimit të pamjeve filmike, por dhe momenti i gjendjes së fiktit të portierit të Kievos, Stefano Sorrentinos në minutën e 86-të pas plagosjes nga ana e Kristiano Ronaldos.
/TPZ.AL/