AKTUALITET, 18 Gusht 2018, 21:50

Meta vizitë në familjen e Admirit që humbi jetën në tragjedinë e Genovas

Meta vizitë në familjen e Admirit që humbi jetën në
Presidenti Ilir Meta ditën e sotme ka shkuar në Oblikë për ngushëllime te familja Bokrina, që humbi djalin e saj, Admirin, në tragjedinë e Genovas.

“Nuk kanë fuqi fjalët për të shprehur dhimbjen e ngushëllimin për këtë rast tragjik. Tragjedia e Genovas të na ndihmojë të reflektojmë për sigurinë e veprave publike. Duhet të marrim masa të forta për parandalimin e tragjedive të tilla në vendin tonë”, u shpreh Meta