AKTUALITET, 18 Gusht 2018, 23:50

Harta e shteteve gjumashe, do të çuditeni me renditjen e Shqipërisë

Harta e shteteve gjumashe, do të çuditeni me renditjen e

Ndërsa shumë njerëz në botë përballen me pagjumësinë, shqiptarët në Kosovë e Shqipëri nuk e kanë fare këtë problem. Të paktën, kështu konstatohet nga harta e pagjumësisë e krijuar nga kompania ‘Hillarys’ me bazë në Angli. Në këtë hartë etiketohen të gjitha vendet në botë ku njerëzit gjatë gjithë kohës klikojnë në rrjetet sociale pasi nuk i zë gjumi.

Përdoruesit mund të shohin vendet e tyre dhe siç duket në këtë hartë, në Kosovë e Shqipëri ky problem ose nuk ekziston fare, ose aplikacioni nuk është përdorur ende.

Në rajon Serbia, është e vetmja e përfshirë në hartë. Amerikanët kryesojnë listën e pagjumësisë me 83 mijë e 952 njerëz që janë etiketuar në hartë. Brazili është në vendin e dytë me 56.628.